-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI-VIDEO/ Arrestohet pas 5 vitesh në kërkim për plagosje të rëndë bulqizaku

Kryesoret

Policia e Dibrës ka vendosur në pranga dy persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu raportojnë se kanë arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi 5 vite më parë, në dhjetor 2017, plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe ato të Forcës “Shqiponja”, të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim  të kërkimeve dhe punës operacionale për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një të kërkuari si dhe në zbatim të planit-operacional të Policisë së Shtetit,  kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Years”.

Si rezultat në orët e para të mëngjesit të sotëm, u kap dhe u ndalua shtetasi Arben Kadriu, 50 vjeç, banues në fshatin Trebisht.

Gjykata e Dibrës i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, pasi me datë 31.12.2017, në fshatin Trebisht, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), bashkëfshatarin e tij, shtetasin N.O.

-Në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku shtetasi L.H., 33 vjeç,  u konfliktua dhe kanosi dy shtetas të tjerë, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bënë arrestimin e tij për veprat penale “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit