-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Albcontroll” e bën rrugë! 450 mijë Euro të tjera pa garë për të njëjtën kompani

Kryesoret

Albcontrol, shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore, e cila drejtohet nga Laureta Omeri ka firmosur një tjetër tender në mungesë të plotë konkurrence.

Me pak fjalë pa garë. Konkretisht bëhet fjalë për një procedurë prokurimi që ka si objekt mbarëvajtjne e infrastrukturës së rrjetit, sigurisë dhe komunikimeve. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet.

Albcontrol vendosi 460 milionë lekë në “tavë” për fituesin që duhet të mbrojë përdoruesit kundër kërcënimeve dhe rrezikut dixhital për mjedisin e punës me sistem të integruar të menaxhimit të rasteve për të vlerësuar atë që po ndikon në kete mjedis. Siguri me shumë nivele dhe mirëmbajtje për 12 muaj.

Kishte vetëm një ofertë. Kompania “A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBITION” sh.p.k” në pronësi të Nursen Metulit ofroi gati 2 milionë lekë më pak dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Fitoi. Rivalë nuk kishte.

Kjo kompani që fitoi këtë tender, pra e Metulit vetëm dy muaj më parë, në 15 Qershor bashkë me një tjetër në bashkim operatorësh fitoi një tjetër tender te Albcontrol gati 2 milionë Euro për trajnime të punonjësve. 30 kontrollorë. Edhe atëherë pa garë.

Brenda këtij viti nga një kontroll i thjeshtë rezulton ky është më së paku tenderi i tretë që jepet në këtë mënyrë nga Albcontrol pa garë, në mungesë të plotë konkurrence me vetëm një operator që merr pjesë në procedurë prokurimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit