Sipas policisë, në konflikt ku janë përdorur mjete prerëse në zonën e quajtur Kodër Kuqe, pranë Kamzës, 33-vjeçari me inicialet I. M., ka plagosur me thikë 20-vjeçarin me inicialet A. C.
Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar, por policia njofton se tashmë ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Ndërsa 20-vjeçari i plagosur mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.