Foto ilustruese
Amanda Pushani 37-vjeçe është gruaja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Rasti është konstatuar dje dhe fillimisht është dyshuar se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.
Vrasje brenda shtëpisë në Tiranë! Arrestohet motra, si ndodhi?
Por nisur nga shenjat e shumta të plagëve në trup grupi hetimor dyshoi se kemi të bëjmë me një krim brenda familjes. Morën në pyetje familjarët dhe arrestuan si të dyshuar motrën e viktimës, Marsela Pushani 40 vjeç.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, por dyshohet se gjithçka mund të ketë ardhur pas një debati në familje që ka përfunduar në tragjedi.