-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kush vjedh pas shpinës sime të shkojë në burg

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale për arrestimet e ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, apo së fundmi shpalljes në kërkim të ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj. Ai tha se u jep besimin të ulen në karrige, por theksoi se kush ka vjedhur pas shpinës së tij të shkojë përpara drejtësisë.

Përgjegjësia ime morale është që të mos lë dy gurë bashkë në këtë familje politike dhe jashtë saj që drejtësia të ketë lirinë dhe pavarësinë për të ndëshkuar cdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër politik që e ka mbajtur drejtësinë si qen të lidhur me zinxhirin e politikës për plot 100 e ca vite.

Unë jo që nuk kam asnjë ndjejë tjetër veç neverisë, kur dëgjoj “jo, po nuk e mbrojti, jo po e lëshoi”. Kushdo që më ka ngrënë mua dhe partinë pas shpine dhe një popull të tërë që na ka dhënë votën. Kush ka vjedhur pas shpinës sime djersën e njerëzve hipur kalapiç mbi supet e partisë…U kam udhëhequr në tetë fitore nga nëntë beteja” tha ai.

Kishte kritika për punën e SPAK-ut, por i justifikoi me argumentin se është institucion i ri, që edhe mund të gabojë. “Impiantet e mbetjeve apo sterilizimi. SPAK nxjerr bishtat e neveritshëm të abuzimeve të njërit apo tjetrit.

Ashtu ndodh, organet e drejtësisë në përpjekjen e tyre të paparë, edhe nën presionin e publikut, në ndonjë rast nuk ka sesi të mos bëjnë edhe vlerësime që mund të lënë shumë për të dëshiruar.

SPAK-u edhe mund të gabojë, por atyre iu falet, ne nuk mundet. Nuk duhet. Dhe sa të jem unë këtu nuk do ta bëjmë gabimin t’u tregojmë cfarë duhet të bëjnë. Unë pres që edhe SHISH t’i bashkohet luftës së SPAK-ut” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit