Deputeti Gazment Bardhi ka kundërshtuar duke mos e njohur faktin që Lindita Nikolla njohu Lulzim Bashën në krye të PD-së zyrtare. Ai tha se nuk do të lejojë që kryetarin e grupit të PD-së ta zgjedhë Edi Rama.
“Lexoje edhe njëherë njoftimin. Dëgjo, ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tallur edhe me opozitën, por ta harroni që do të vijë dita që kryetarin e grupit të PD-së, ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti dhe Rama, t’i bëni llogaritë mirë.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë njoftime të partisë, por të grupeve. Në këtë sallë ka deputetë të kuvendit dhe janë deputetët e grupit të PD-së që vendosin se kush është kryetari i grupit të PD-së.
Disa kanë vendosur të bëhen qesharakë. Ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit të PD-së” tha ai.
“Unë lexova njoftimin. Grupet dalin nga listat e deputetëve të partive politike. Ju jeni konfuzë dhe po krijoni një situatë të paprecedentë në Kuvendin e Shqipërisë” tha Nikolla pas disa replikave me Bardhin.
Nuk mungoi ironia e Ferdinand Xhaferrajt. “A mund të na sqaroni. Ju na propozuat që kuvendi të votojë mes Çuçit dhe Bashës, kush do të zgjidhet kryetar i grupit të PS-së”-pyeti ai Nikollën.
Nikolla: Basha kryetar grupi i PD-së! Bardhi “shkrihet” së qeshuri në sytë e Lulit









