Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një turist anglez është rrëzuar në tokë, duke pësuar dëmtime të rënda, e për pasojë është dërguar me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Mësohet se, 49-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit, gjë që i ka shkaktuar rënien në tokë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Vlorë/Informacion paraprak: Në lagjen “Lef Sallata”, shtetasi anglez B.Y., 49 vjeç, duke lëvizur në këmbë dyshohet se është rrëzuar në tokë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe për pasojë është transportuar në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton Policia e Vlorës.