Arbana Osmani ditët e fundit po pushon në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, ku po shijojnë gjithashtu ushqimet e shijshme të kuzhinës italiane.
Ndërkohë që herë pas herë publikon ushqimet e veçanta që konsumon, kryesisht në Itali. Së fundmi ajo ka vendosur të bëjë një premtim publik.
Arbana, e cila momentalisht gjendet në Firenze, ka publikuar një fotografi, teksa shfaqet një pjatë e madhe e mbushur me proshutë.
“Mos më flisni me gojë nëse nuk e rifilloj palestrën nesër,” shkruan Arbana.