-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: 92% më pak shqiptarë drejt Britanisë

Kryesoret

Qeveria shqiptare deklaron se fluksi i shqiptarëve që shkojnë ilegalisht në Britani këtë vit është ulur me 92% krahasuar me vitin e kaluar. Shifrën e dha ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë takimit në Tiranë me gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm.

“Rezultatet e punës së përbashkët së agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe britanike në përballjen me emigracionin e paligjshëm janë domethënëse, ku është shënuar një ulje drastike deri në 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, krahasuar me vitin e kaluar. Qeveria britanike vlerëson si të shkëlqyer bashkëpunimin me Qeverinë shqiptare në arritjen e këtyre rezultateve.

Shembulli më kuptimplotë është rasti i riatdhesimit të menjëhershëm të 5 emigrantëve të paligjshëm, të cilët mbërritën në brigjet britanike të dielën e kaluar dhe rikthimi i tyre në Shqipëri të enjten. Eksperiencën e fituar në këtë Task Forcë të përbashkët, do ta thellojmë dhe shtrijmë edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit