-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmimet zbresin në nivelin më të ulët para fillimit luftës

Kryesoret

INSTAT ka publikuar ditën e sotme raportin për çmimet për muajin gusht. Në raport konstatohet se inflacioni ka shënuar rënie. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Gusht 2023 është 4,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 8,0%.

Ky është niveli më i ulët i inflacionit, që nga shkurti 2022, përpara se të fillonte sulmi i Rusisë dhe rriti çmimet e shumë produkteve. Në krahasim me tetorin 2022, kur u arrit niveli më i lartë që nga viti 1998, prej 8.3%, inflacioni është përgjysmuar.

Megjithatë, ushqimet, vijojnë të mbeten të shtrenjta. Sipas INSTAT, ushqimet kanë ndikuar në më shumë se gjysmën e krijimit të inflacionit në gusht, duke u rritur me 7.8%, gjithsesi me ritme më të ngadalta se muajt e mëparshëm.

Më të shtrenjta janë dhe kafetë e restorantet me 5% më shumë, ndërsa ka vijuar ulja e karburanteve në raport me një vit më parë, megjithëse me bazë mujore ato po shtrenjtohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit