Nga 31 vende anëtare të BE-së vetëm 27 e njohin Kosovën si shtet i pavarur. Ndërkohë 5 të tjera nuk e njohin dhe ato janë Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia.
Në lidhje me çështjen e mosnjohjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur optimizëm se këto vende do ta njohin si shtet.
Kurti u shpreh se Kosova në vitet e fundit ka bërë përparime diplomatike sa i përket komunikimit dhe bashkëpunimit në veçanti me Greqinë e cila nuk e njeh.
Sipas tij Greqia mund të jetë afër njohjes së Kosovës. Këtë deklaratë Kurti e bëri sot në një intervistë për televizionin polak “TVP World”.