-sidi education-spot_img
23.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballja Shqipëri-Poloni, Santos: Kemi ardhur për të fituar

Kryesoret

Nesër në “Air Albania” do të zhvillohet ndeshje mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Ndeshja do të startojë në orën 20:45 një përballje e rëndësishme për kualifikueset e “Euro 2024”.

Në lidhje me ndeshjet trajneri i Polonisë Fernando Santos në konferencë për shtyp ka folur për ndeshjen dhe rezultatin që ai dëshiron të marrë nga kjo përballje.

A do të ishte dështim barazimi me Shqipërinë?

Santos: As unë dhe as trajneri i Shqipërisë nuk hyjmë për barazim, secila skuadër do të luajë për të fituar.

Shqipëria është një kundërshtar me shumë cilësi, do të luftojmë. Është një skuadër që zhvillohet vazhdimisht, kam qenë në krye të një skuadre që është ndeshur me Shqipërinë në 2016 dhe jam i vetëdjishëm për forcën e tyre.

Është një skuadër e mirë-organizuar dhe me cilësi shumë më të mira se më parë. E njoh edhe trajnerin e kundërshtarëve. Është një skuadër që di të mbrojë dhe të sulmojë, është e organizuar dhe nesër të dyja skuadrat do të luajmë për fitore.

Çfarë ndodh nëse humbisni nesër, trajneri Silvinjo nuk ka humbur pas sfidës me Poloninë?

Santos: Në futboll dikush fiton, dikush humbet. Në rast se fitojmë do të shikojmë ndeshjet e radhës dhe do ta kemi vetë në dorë fatin tonë, në të kundërt do të varemi nga të tjerët.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit