Në fshatin Suç, në Klos B.B. 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë automjeti ka aksidentuar shtetasin Z.M., rreth 75 vjeç,(këmbësor), i cili ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit shtetasi B.B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.









