Mesditën e sotme Kuvendi ka miratuar dekretet me ndryshimet në qeveri. Seanca kishte debat.
Kryetari i grupit i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi debat në seancë. Ai i dërgoi një kërkesë kryetares së Kuvendit.
Bardhi kërkoi që deputetët të diskutojnë dhe të kenë në dispozicion nga 10 minuta për të folur mbi shkarkimet dhe emërimet e reja në qeveri.
Kërkesa u rrëzua nga Lindita Nikolla me pretendimin se kjo seancë nuk parashikon debate.
Ndryshimet në qeveri;
Olta Xhaçka u shkarkua si ministre e Jashtme me 95 vota pro, 1 kundër (Braçe)
Ogerta Manastirliu u shkarkua si ministre Shëndetësie me 110 vota pro
Evis Kushi u shkarkua si ministre e Arsimit me 99 vota pro dhe 3 kundër
Frida Krifca u shkarkua si ministre e Bujqësisë me 107 vota pro
Edona Bilali u shkarkua si ministre Shteti për Sipërmarrjen me 102 pro dhe 4 kundër
Milva Ekonomi u shkarkua si ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër
Arbjan Mazniku u emërua ministër për Pushtetin Vendor me 73 vota pro dhe 35 kundër
Albana Koçiu u emërua si ministre e Shëndetësie me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër
Igli Hasani u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro dhe 33 kundër
Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Arsimit me 72 vota pro, 35 kundër dhe 1 abstenim
Anila Denaj u emërua ministre e Bujqësisë me 73 vota pro dhe 27 kundër
Ervin Mete u lirua nga detyra si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër (Do të votohet për postin e ministrin në seancën e datës 14 Shtator)