Një ngjarje e rëndë u raportua pasditen e djeshme në zonën e Artemisa të Greqisë, ku gjashtë persona u gjetën të masakruar me armë zjarri. Fillimisht, mediat vendase përhapën lajmin se të gjithë personat e vrarë, disa brenda një automjeti me targa gjermane, e disa të tjerë jashtë tij, ishin shtetas shqiptarë dhe se ngjarje kishte ndodhur për larje hesapesh mes bandave rivale.
Policia greke ndërton skemën e masakrës në Greqi, kush e dha urdhrin?
Por, sot, po këto media bëjnë me dije se skenari më i përhapur i ngjarjes vijon të jetë larja e hesapeve, por shton se personat e vrarë nuk ishin shtetas shqiptarë, por shtetas turq me origjinë kurde, e që mbanin letërnjoftime franceze.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve në portet dhe aeroportet e vendit. Sipas informacioneve të iefimerida.gr, dyshohet se autorët kanë hequr sende nga automjeti i viktimave, të cilët me siguri kanë qenë të paarmatosur në momentin e ngjarjes.
5 prej viktimave u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa shoferi u gjet jashtë, me fytyrë poshtë dhe i mbuluar me gjak. Më pas autorët janë larguar me një makinë luksoze të zezë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të bashkëpunëtorit apo bashkëpunëtorëve me motor.
“Edhe autorët janë shqiptarë…”/ Kurthi dhe porosia, si ndodhi tragjedia me 6 të vdekur?
Rruga ku ndodhi masakra ndodhet në një zonë të qetë dhe të izoluar, gjë që u ka ofruar autorëve mundësinë për t’u larguar me shumë lehtësi nga vendi i vrasjes, qoftë drejt Rafinës – Nea Makri, ose drejt qendrës së Athinës.
Dëshmitarët okularë pranë vendit të ngjarjes thonë se kishin dëgjuar të shtëna dhe kur ishin afruar kishin gjetur një skenë masakre të vërtetë, me trupat të pajetë, të mbuluar me gjak, ndërsa menjëherë kanë lajmëruar autoritetet policore dhe ambulancën.