-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Mjeku fali Rrajat, i plagosuri: S’e kam takuar kurrë!

Kryesoret

Skandali i dhunës barbare për guroren e Borizanës në Fushë Krujë vazhdon. Ngjarja e ndodhur në 6 korrik të këtij viti nuk u mbyll vetëm me shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe shpalljen në kërkim të djalit dhe vëllait të ish-deputetit, Rrahman Rraja që më pas dha dorëheqjen nga mandati dhe politika.

Mjeku ligjor Elton Serani e ka klasifikuar si plagosje e lehtë dhunën që fisi Rraja ushtroi kundër dy kushërinjve Maja. Në fakt pamjet që dolën në media dhe denoncimin që bënë vetë të dhunuarit ishin të tmerrshme.

Jashar Maja, që është njëri nga dy personat që u dhunua barbarisht nga fisi Rraja deklaroi se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë këtë mjek që ka firmosur se plagosja ishte e lehtë.

“Ne do të shkojmë në SPAK a nuk e di ku do shkojmë se nuk kemi besim në këtë shtet. Gjithë ajo prokurori të bëjë gjithë këto gjëra ditën për diell, unë nuk e di kujt t’i ankohem” tha ai.

Mjeku Serani e ka nxjerrë këtë konkluzion mbi bazën e kartelës klinike, e cila në fakt mund të ketë një ose disa pasaktësi. Në këtë pikë ka dy probleme.

E para kush e plotësoi kartelën klinike? Dhe së dyti edhe nëse në hapin e parë u gabua, në rastin në të mirë, pasi edhe mund të jetë manipuluar, mjeku ligjor a nuk e pa dhunën që u publikua në media që bëri xhiron madje përtej kufijve?

Pse ai nuk tentoi që të kontaktonte dy personat e plagosur?

Përgjigjen ndoshta e gjejmë tek fakti që mjeku Elton Serani është i njëjti që ka ekspertuar dhe Xhensila Malokun për dhunë fizike, për të cilën u dyshua si autor dhe më pas u dënua Rexhep Rraja.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse fisi Maja do të vijojë betejën duke bërë ankimim për aktin e ekspertimit për të ndryshuar akuzën nga plagosja e lehtë në të rëndë.

Mund të jetë edhe gjykata që mund të kërkojë një riekspertim nëse nuk e bën personi i dëmtuar dhe prokuroria. Në këtë mënyrë, ankimi mund të rrëzonte versionin e mjekut që shpëtoi fisin Rraja nga dënimi më i rëndë.

Dyshimet/ Mjeku që fali Rrajat ekspertoi edhe dhunën ndaj Xhensila Malokut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit