-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhaçka i dorëzon Igli Hasanit ministrinë e Jashtme

Kryesoret

Pas betimit ditën e sotme ka marrë zyrtarisht detyrën ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Ai bëri betimin këtë pasdite para Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Hasani u prit nga Olta Xhaçka dhe stafi diplomatik ku më pas u bë dorëzimi i detyrës në prani edhe të Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian.

“Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur. Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara,” u shpreh ai.

Hasani prej nëntorit 2021 ka shërbyer si Koordinator i Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

Ndërsa, më herët ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, ku ka drejtuar Misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe kryesinë e radhës së OSBE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit