Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministrin e Emigracionit të Britanisë së Madhe, Robert Jenrick në aeroportin “Nënë Tereza”.
Në këtë vizitë në aeroport u pa nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm.
Për ems një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Balla ka ndarë të dhëna në lidhje me numrin e kalimit të shqiptarëve në mënyrë të paligjshme drejt Anglisë.
Mësohet se gjatë kësaj periudhe numri i shtetasve shqiptarë që shkojnë në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90% krahasuar me vitin e shkuar.
Gjithashtu shtohet më tej se është regjistruar një rritje e numrit shtetasve shqiptarë, të kthyer në përmbushje të marrëveshjes së suksesshme.