Pas disa muajve sot Kuvendi i Shqipërisë nisi konsultimin në komisione të projektligjit të basteve sportive. E thënë më qartë, rihapjes së pikave të basteve sportive.
Pas gjashtë vitesh qeveria Rama bën një prapaktheu të fortë duke shkelur premtimin duke rihapur bastet. Justifikimi argumentohet duke pretenduar se nuk mund të kontrollohet aktiviteti dhe për këtë arsye do të rihapet në mënyrë të kontrolluar.
“Është dështimi i një beteje që qeveria i vuri ballin dhe tani po kthehet pas” tha deputetja Jorida Tabaku, e cila theksoi se “rreziku më i madh është që e përqendruat në pak duar tani. Ky është rreziku i pastrimit të parave dhe korrupsionit” tha më tej ajo.
“Shqetësimi për lojërat e fatit është edhe shqetësim social. Po ua vendosni fëmijëve përpara syve” u shpreh më tej Tabaku.
“Ju do të çmendni njerëzit” tha Bujar Leskaj duke e kundërshtuar. Tha se pas kushtit që në kontratën fituese të kompanive që do të marrin lejen duhet të jetë një kompani e huaj qëndron afera. “Pse i kondicioni me partnerë jashtë”.
Zv/ ministrja e Financave Vasilika Vjero u shpreh se me ligjin e ri do të lejohet edhe reklama. Kompanitë e basteve do të tatohen 15% ndërsa kazinotë 25% të xhiros.