Një shqiptar i cili ishte në kërkim për plagosje me thikë të një burri në muajin qershor, është arrestuar nga karabinierët në Itali.
Shqiptari u fut në një dyqan ku shitej duhan për tu fshehur pasi e kuptoi se po ndiqej nga policia, por përpjekja rezultoi e kotë.
27-vjeçari ishte fytyrë e njohur për karabinierët e qytetit pasi kishte pasur edhe më parë masë paraburgimi për tentativë vrasjeje.