Gjykata e Posaçme vendosi sot përfundimisht kalimin për gjykim të dosjes së Fredi Belerit duke rrëzuar pretendimin dhe kërkesën e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë dhe avokatit të tij për pushimin e çështjes për ta liruar nga qelia në mënyrë që të betohet.
“Unë po mbahem në burg politikisht”. Kështu deklaroi Beleri, sipas avokatit të tij, që tha se kërkesa e tyre për të pushuar çështjen nuk u pranua nga gjyqtarja në gjyqin paraprak.
“Beleri nuk ka më pse të mbahet në burg, sepse nuk do të prishë provat. Ai duhet të lirohet që të betohet. Ne nuk kërkuam gjykim të shkurtuar, kështu që procesi do të zgjasë” tha avokati.
Nesër në paraburgim ku ndodhet në Durrës, Beleri do të vizitohet nga ministri grek që ndodhet në Tiranë.