-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leposaviçi dhe Zubin Potoku anëtarësohen në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Kryesoret

Leposaviçi dhe Zubin Potoku janë anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës më 14 shtator, njoftoi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Vetëvendosje tha në rrjetin social Facebook se kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lista Serbe e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se “ai nuk është në përputhje me kërkesat e serbëve lokalë”, dhe se si i tillë “do të vazhdojë ta përshkallëzojë situatën në veri të Kosovës”. Në fund të muajit të kaluar, Asociacionit iu bashkua edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Asociacioni i komunave të Kosovës funksionon në Kosovë si organizatë e themeluar për të përfaqësuar dhe për t’u shërbyer interesave të anëtarëve të saj, gjegjësisht komunave të Kosovës.

Pjesë e këtij Asociacioni janë 34 komuna të Kosovës. Kuvendi ka 126 anëtarë dhe përbëhet nga të gjithë kryetarët e komunave dhe nga një këshilltar i zgjedhur për secilin nga dhjetë këshilltarët komunalë dhe përfaqësues nga komunitetet jo-shumicë në kuvendet e komunave.

Misioni i këtij Asociacionit është të krijojë qeverisje lokale efikase, të qëndrueshme dhe demokratike përmes përpjekjeve të përbashkëta me komunat dhe përmes tyre të arrihet një performancë e kualitetit të lartë në shërbimin e nevojave për anëtarët e saj.

Pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës në prill Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan në zgjedhjet e bojkotuara nga qytetarët serbë, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviçi kishin kërkuar gjithashtu nga institucionet kosovare që ndërtesat publike të këtyre komunave të kyçen në sistemin energjetik të Kosovës dhe të paguajnë për energjinë elektrike të komunave që udhëheqin./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit