Moska ka njoftuar dëbimin e dy diplomatëve amerikanë të akuzuar se kanë spiunuat së bashku me një tjetër person, një ish-zyrtar rus i cili është arrestuar në fillim të këtij viti por për këtë akuzë.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse thirri ambasadorin amerikan në Moskë për shpjegime rreth këtij rasti.
Sipas Ministrisë dy diplomatët e shpallur persona non grata, kanë shërbyer si sekretar i parë dhe i dytë i ambasadës amerikane në Moskë. Këta janë Jeffrey Silin dhe David Bernstein.
“Ata janë të detyruar të largohen nga territori rus brenda shtatë ditëve,” tha ministria ruse në deklaratën e saj.