Të paktën 150 persona janë vënë në pranga nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në qytete të ndryshme të vendit. Uniformat blu po punojnë për ekzekutimin e urdhër-arresteve në mbarë vendin.
Dalin pamjet e mega-operacionit policor në Elbasan, 9 të arrestuar e 5 në kërkim
Vetëm në kryeqytet janë lëshuar 120 të tilla, ndërsa janë prangosur 70. Ndërkohë në Elbasan janë arrestuar 7 persona, mes tyre dhe një efektiv policie, si dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Arrestime ka pasur edhe në Korçë, ku raportohet për 18 të prangosur. Gjithashtu në Durrës janë arrestuar 15 persona. Arrestime ka pasur edhe në Vlorë, mbi 20. Priten të tjera detaje lidhur me këtë operacion antidrogë.
Ngrihet helikopteri! FNSH dhe RENEA “rrethon” Tiranën, 120 persona në shënjestër