Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se opozita po përgatitet për një protestë ndryshe nga të tjerat. Tha se kur të fillojë nuk do të ndalojë. Theksoi se nuk do të jetë si të tjerat që tubimit të zgjasë pak orë dhe të mbyllet.
“Partia do të nisë protestat. Por, përpjekjen e opozitës duhet ta marrim si një proces. Nuk është kjo një protestë që do të fillojë sot, do rrijë disa orë aty dhe pastaj do të shpërndahet. Kjo do jetë protestë e një lloji tjetër.
Kjo kërkon një përgatitje të plotë, në radhë të parë psikologjike, politike, të gjithanshme. Pastaj kur të fillojë, nuk duhet të ndërpritet. Sepse, nuk ka diskutim që thelbi i të gjithë përpjekjes së opozitës është mbrojtja e lirive të qytetarëve shqiptarë, votës së tyre, rikthimin i këtyre të drejtave.
Qytetari shqiptar përballet sot me probleme shumë të dhimbshme, të cilat ndoshta në një mënyrë a tjetër, edhe ia sfumojnë interesin për lirinë. Por, ne jemi këtu dhe do bëjmë gjithçka t’i bindim ata se të gjitha këto që ndodhin, kanë emërues të përbashkët mungesën e lirisë së tyre në çdo aspekt.
Nëse opozita heq dorë nga kjo, firmos për të qenë fasadë e një regjimi që bazohet mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë” tha ai.
Arrestimi i Josifit/ Berisha: Olsi brenda dosjes, Rama hoqi Nanon dhe Bendon