Sali Berisha u shpreh sot se e njeh Gazment Bardhin si kryetar grupi të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Më tej, theksoi se Flamur Noka është sekretar i përgjithshëm duke mos ia njohur Bardhit këtë post.
“Sekretari i përgjithshëm i PD-së është Flamur Noka. Gazment Bardhi është kryetar i grupit të PD-së, po shkojmë drejt bashkimit. Është një proces serioz” tha Berisha. Lulzim Basha e ka shkarkuar Bardhin nga të dyja funksionet.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha denoncoi se Taulant Balla liroi shoferin e shefit të komisariatit të Librazhdit, që sipas tij u arrestua me drogë.
“Dy fjalë për të ashtuquajturin operacion të fundit. Së pari, dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij.
Policia në komunikatën e vet nuk njoftoi se është shofer i shefit të komisariatit Skuraj, se drogën ai e bënte për llogari të shefit të komisariatit. Kushëriri i tij ishte po ashtu punëtor që punonte për Skurajn.
Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operaiconi është ky. Nuk po ndalem te fakti tjetër se asnjë nga baronët e drogës nuk janë cenuar aspak. Nuk po ndalem aspak te fakti se ata 200 mund të jenë 15. Nuk janë të zotë të shpallin listën e emrave të arrestuar, siç e kanë detyrim.
Nuk e shpallin dot se është listë e formuluar në zyrën e Taulant Ballës për të mashtruar popullatën dhe komunitetin ndërkombëtar. Por opozita është këtu për të bërë transparencën dhe për të denoncuar ata” tha ai.
Berisha: Kjo do jetë protestë e një lloji tjetër, kur të fillojë nuk duhet të ndërpritet!