-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët: Dialogu Kosovë-Serbi është në ngërç, duhet ndryshuar qasja

Kryesoret

Njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vlerësojnë se takimi i dështuar ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë dëshmoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka hyrë tashmë në një qark të mbyllur.

Ekspertë perëndimorë thanë sot se dalja nga kjo situatë mund të bëhet vetëm përmes një procesi të reformuar, me qëllime të qarta dhe një plan të dytë.

Analistja Majda Ruge nga Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë tha se ndonëse pritshmëritë ishin që takimi mes zotit Kurti dhe zotit Vuçiç do të krijonte një moment për t’i dhënë kahje të re dhe një kornizë më konstruktive zbatimit të marrëveshjes bazë mes dy vendeve, nuk është për t’u habitur që ai nuk i përmbushi këto pritshmëri.

Ruge thotë se problemi qëndron te dy pikëpamje krejtësisht të ndryshme të Prishtinës dhe Beogradit, në veçanti rreth çështjes së krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, zbatimi i të cilës është shndërruar në pengesën kryesore në këtë proces. Sipas saj, Kryeministri Kurti e konsideron asociacionin si një organizim pa kompetenca ekzekutive, ndërsa presidenti Vuçiç e sheh si një strukturë me kompetenca vendim-marrëse dhe ekzekutive.

Sipas Hartwell, dështimi i dialogut do të vazhdojë të paraqesë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n për situatën e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u përshkallëzua pak kohë pas pajtimit të dyja palëve me marrëveshjen bazë mes përplasjeve të dhunshme në komunat veriore të Kosovës.

LEXONI ARTIKULLIN E PLOTË NË VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit