Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar mbrëmë në Graçanicë nga dy persona të dyshuar. Këta të fundit janë arrestuar ndërsa nën mbikëqyrjen e njësisë policore, transmeton IndeksOnline. Hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur të enjten rreth orës 21 e 20 minuta ende po vazhdojnë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, ku si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.