Elgert Gjoni është një nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli” i cili do të njihet në gjykatë me masën e sigurisë.
Mësohet se nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanada pasi është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim madje edhe është përgjuar.
Nga përgjimet ka rezultuar se një dozë të lëndës narkotike që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro.
Në përgjim Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea, dhe ky i fundit i kërkon që t’i sigurohet një dozë e tillë.
Por, sapo njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj, blerësi fillimisht i thotë “jo mor shok se s’du me vdek unë” dhe më pas bie dakord që dozën ta blejë ditë tjetër.
Gjoni bazën e kishte në zonën e Unazës së Re dhe për të komunikuar me klientët ai përdorte Instagram-in.