Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur me kokainë në makinë.
Mediat italiane shkruajnë se arrestimi është kryer në vendkalimin doganor Ponte Faloppia në Novazzano, ku i riu u ndalua teksa udhëtonte me një makinë me targa italiane për të hyrë në Zvicër.
Gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën 220 gr kokainë të fshehura.