-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk iu bind policisë për të ndaluar dhe hodhi pistoletën nga dritarja, arrestohet i riu

Kryesoret

Një 28-vjeçar nga Mamurrasi me inicialet K. M., ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me armë zjarri.

Mësohet se ndalimi i tij u bë i mundur në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, pasi policia sinjalizoi automjetin me të cilin udhëtonte që të ndalonte.

Pasi ka konstatuar shërbimet e policisë, i riu ka hedhur nga dritarja e mjetit një pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Rezultoi se 28-vjeçari ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.

Sakaq, 4 pasagjerët në makinë u proceduan për moskallëzim krimi konkretisht shtetasit E.R., 40 vjeç, banues në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras, B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit