Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin në lidhje me 61 të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli” ku ranë në pranga 296 persona ku 112 prej tyre u arrestuan në Kryeqytet.
Mësohet se gjykata ka lënë në burg 58 prej tyre ndërsa ka ndryshuar masën e sigurisë vetëm 3 personave.
3 vajzat e arrestuara nga ky operacion janë lënë në arrest shtëpie si dhe detyrim paraqitje.
Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit “arrest me burg” për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit.
23 grupe kriminale u goditën në kuadër të megaoperacionit antidrogë që u shtri në gjithë vendin.