-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindi 3 fëmijë me vajzën e tij, 54-vjeçari vrau foshnjat dhe i groposi në një banesë të pabanuar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poloninë pas zbulimit të një akti makabër nga një 54-vjeçar.

Dyshohet se 54-vjeçari kishte një lidhje me vajzën e tij 20-vjeçare ku nga kjo marrëdhënie kanë lindur 3 fëmijë.

Fëmijë të cilët ata i kanë vrarë dhe i kanë groposur në një banesë të pabanuar. Policia ka vënë në pranga 20-vjeçaren dhe babain e saj.

Policia më herët kishte gjetur dy të porsalindur pa jetë në një tjetër fshat, shkruan Bild.

Foshnjën e tretë ata e gjetën mëngjesin e të shtunës së 16 Shtatorit, ndërsa Policia ishte në kërkim në vendin e krimit dhe po kërkonte trupa të mundshëm të foshnjave.

“Ata u varrosën në bodrum. Nuk kishte dysheme atje, vetëm argjilë e përplasur. Trupat ishin në faza të ndryshme dekompozimi,” citoi një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik për tabloidin “Fakt”.

Babë e bijë mësohet se kanë jetuar prej vitesh së bashku si çift ku sipas fqinjëve 54-vjeçari i kishte prerë flokët që asnjë djalë tjetër t’i afrohej.

“Ajo e quajti atë Piotr, me emrin e tij të parë. Ata ecnin dorë për dore. Para disa muajsh, i ka rruar kokën që të mos vinin djemtë e tjerë pas saj.”

Dyshimet se vajza ishte shtatzënë nisi që nga kolegët pasi ajo vishej me rroba të gjera dhe kërkonte të fshihte barkun.

Tre javë para se ngjarja të zbulohej ajo kishte marrë pushimet dhe gjatë kthimit të saj ishte paraqitur e rraskapitur por në dëshminë e saj ajo ka mohuar të ketë lindur një fëmijë.

Mediat polake shkruajnë se 54-vjeçari kishte patur edhe më herët një tjetër marrëdhënie incesti me një vajzë tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit