Një kamion i nisur plot me drogë nga Shqipëria drejt Austrisë është ndaluar në doganë e Malit të zi ku më pas u bë edhe zbulimi i bujshëm.
Në kamion ndodheshin rreth 300 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjatë natës në doganën e Malit të Zi u krye një kontroll i detajuar ku u bë edhe bllokimi i një kamion tip “Renault”.
Renault drejtohej shoferi me inicialet K. O. i cili shoqërohej nga babai i tij me inicialet I. O.
Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit zbuluan një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.