Trajneri i kombëtares, Silvinho është në qendër të vëmendjes që pas nënshkrimit më Shqipërinë dhe rezultateve pozitive në kualifikueset e “Euro 2024”.
Ai është ndër trajnerët që jeton në Shqipëri me kohë të plotë ndërsa familja e tij ndodhet në Portugali.
Por për veç se është i përkushtuar në fushë dhe me lojtarët anën e tij me familjen nuk e kemi njohur ende.
Dhe për këtë ka menduar vajza e trajnerit të kombëtares, Tati Mendes e cila është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ka ardhur në Shqipëri dhe ka mbështetur kombëtaren që tashmë është nën drejtimin e babait të saj.
Silvinho mesa duket ka gjetur pak kohë dhe ka bërë një fluturim drejt folesë së tij të cilën e ka lënë për shkak të punës.
Në një video të ndarë nga vajza duket Silvinho i cili është me bashkëshorten dhe i jep një të puthur ne shpatull.
Ai ka pranuar ka qenë i pandashëm me bashkëshorten e tij këto vite derisa nisi këtë rrugëtim te Shqipëria dhe u zhvendos në vendin tonë.