Duke folur në studion e “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, analisti Fatos Çoçoli, deklaroi se, kur është varësia në mes, referuar asaj ndaj lojërave të fatit, është mjaft e lehtë të manipulohet njeriu dhe dëshira e tij.
Sipas tij, në çdo cep të lagjeve tona, nëpër bilardo apo nëpër bodrume, kishte pika bastesh ku luhej loto e vendoseshin baste, si një dëshirë për të provuar fatin, e pse jo për tu pasuruar.
Çoçoli në “5 Pyetjet”: Kur bastet lejoheshin, të ardhurat e buxhetit të shtetit ishin të larta!
“Kur është varësia në mes, është shumë e lehtë të manipulohet dëshira e njeriut. Në çdo cep të lagjeve tona ishte një cep bastesh, ku luhej. Ishte dëshira për ta provuar këtë fat, për të plotësuar një nevojë të vetën, e pse jo edhe për tu pasuruar.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij, analisti Çoçoli.