-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çoçoli në “5 Pyetjet”: Kur bastet lejoheshin, të ardhurat e buxhetit të shtetit ishin të larta!

Kryesoret

Duke folur në studion e “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, analisti Fatos Çoçoli, deklaroi se, pavarësisht se u ndaluan, bastet sportive dhe lojërat e fatit vijuan, nëpër vende të fshehura, në salla bilardosh, apo nëpër bodrumet e pallateve.

Sipas tij, këto pika ilegale kanë edhe disi të toleruara nga organet shtetërore, të cilët e dinin për ekzistencën e tyre, pasi shiheshin se si njerëzit luanin, për të cilën nuk nguroi që të vinte gishtin edhe tek ndonjë punonjës policie, i cili “qepte” gojën duke marrë ndonjë ryshfet.

Bastet, Çoçoli në “5 Pyetjet”: Njerëzit luanin për të provuar fatin, pse jo për t’u pasuruar!

“Pavarësisht se u ndalua, bastet sportive dhe lojërat e tjera të fatit vijuan, nëpër vende të fshehura, në salla bilardosh, në katet përdhese të pallateve tona. Këto pika ilegale nëpër lagjet tona kanë qenë disi të toleruara dhe këtu mund të ketë pasur pjesë edhe fakti se ndonjë punonjës policie merrte ndonjë ryshfet. Por, nga ana tjetër kur lojërat e fatit ishin të lejuara, të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin tejet të mëdha.”, u shpreh në fjalën e tij, z. Çoçoli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit