Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se as opozitës e as qeverisë nuk i interesojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ai deklaroi se nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, opozita do të humbte, e qeveria do të mbeste pa opozitë.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen, herë shkarkimin tim e herë zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë se i humb, qeverisë s’i konvenojnë se zhduket opozita”, ka thënë Kurti.