Profesori i sociologjisë, Gëzim Tushi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, foli mbi rikthimin e basteve në vendin tonë. Sipas z. Tushi, anulimi i lojërave të fatit, sikurse bëri edhe qeveria shqiptare, ishte një veprim i kryer me nxitim, më shumë me improvizime.
Sipas Tushit, lojërat e fatit janë pjesë përbërëse e lumturisë për shumë njerëz, por ritheksoi edhe pasojat që sjellin ato në jetën e njeriut, që janë përkatësisht, ato sociale dhe ato individuale.
Pasojat e rikthimit të basteve, Tushi në “5 Pyetjet”: Shkaktojnë varfëri e divorce!
“Këto janë veprime të kryera me nxitim, më shumë me improvizime. Lojërat e fatit nuk mund të thuash që duhen ndaluar, sepse janë të papërshtatshme. Ato kanë atë anën e tyre të mirë dhe atë anën e tyre të dobët. Lojërat e fatit janë pjesë përbërëse e lumturisë që ndjenjë njerëzit. Për shkak të varfërisë që kishim, duket sikur bastet u kthyen në një mundësi fitimi, pasurimi.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij z. Tushi.