-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Miq, familjarë edhe parukiere”! Arlind Qorri: Presidenti po abuzon me lekët tona

Kryesoret

“Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qorri ka reaguar në lidhje me lajmin mbi presidentin Bajram Begaj, i cili u nis drejt Nju Jorkut me një delegacion shumë të fryrë. Në personel është edhe parukerja e zonjës së parë. Qorri thotë se Begaj ka abuzuar me dhjetra mijëra dollarë, nga buxheti i shtetit.

“Abuzimi me paratë publike nuk ka të ndalur. Pjesëmarrja e Presidentit te Republikës Bajram Begaj në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shpalosi edhe një herë traditën e abuzimit të vazhdueshëm të shtetarëve tanë me paratë publike.

Miq, familjarë, truproja, madje edhe një parukiere, plot 21 emra, do të jenë shpura shoqëruese e Begajt në Nju Jork, duke i kushtuar buxheti disa dhjetëra mijëra dollarë shpenzime të panevojshme.

Shpenzimet e luksit për zyra, vetura, dieta dhe hotele janë prioritare për Edi Ramen dhe ministrat e tij. Jo larg, më 25 maj, deputetët e mazhorancës dhe i gjithë parlamenti votuan unanimisht për ta rritur pagën e tyre në mbi 3 milionë lekë në muaj. Pagat e ministrave, gjykatësve të lartë dhe vetë presidentit u rriten gjithashtu ndjeshëm. Sot po diskutohet rritja e mëtejshme e pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq pensionet, asistenca sociale dhe kempet e invaliditetit, ndihma për jetimët dhe shpenzimet për më të varfrit e të pafuqishmit e shoqërisë mbeten nga më të ultat në Evropë. Pagat e punëtorëve, mësuesve dhe nëpunësve të vegjël gjithashtu. Minimumi jetik refuzohet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit. Lëvizja BASHKË është kategorikisht kundër abuzimit me paratë publike. E kemi dëshmuar këtë parim me fjalë e me vepra. Abuzimi është shenja se hajdutëria e tyre nuk ka më kufi” shkruan ai.

Heshtja e Presidentit për “krushqit” që mori në OKB

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit