-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E martë e zezë/ Tre të vdekur brenda pak orëve

Kryesoret

Tre viktima janë regjistruar ditën e sotme në Kosovë. Rastet janë regjistruar pasditen e djeshme ndërsa policia ka dalë me njoftim zyrtar sot.

Rasti i parë është regjistruar ditën e djeshme në Drenas rreth orës 10:39 ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion,

Pas aksidentit këmbësori është dërguar në gjendje të rendë në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit drejtuesja është dërguar në mbajtje.

Po ditën e djeshme është regjistruar edhe një tjetër ngjarje e rëndë ku në person ka humbur jetën pasi u rrokullis traktori duke e zënë poshtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Suharekë. Shoferi i traktorit kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe ishte rrokullisur, ku si pasojë kishte pësuar lëndime.

Ai është dërguar në emergjencë në Suharekë ku më pas është konstatuar vdekja e tij.

Disa orë më vonë u regjistrua një tjetër viktimë në Viti. Sipas policisë viktima pasi kishte fikur një zjarr kur më pas i ishte përkeqësuar gjendja.

Ngjarja është regjistruar rreth 18:20 kur viktima ka shfaqur probleme teksa po fikte një zjarr.

Viktima ishte pranuar në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit