-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania dhe Franca plan reformash në BE, Michel: Ballkani në 2030

Kryesoret

Raporti i përgatitur nga një grup prej 12 ekspertësh të pavarur për disa reforma të reja në BE për çështjen e zgjerimit, fillimisht u porosit nga ministrja franceze e Evropës, Laurence Boone dhe homologja e saj gjermane.

Ky raport do t’i shërbejë debatit që do të zhvillohet mes vendeve anëtare të bllokut dhe institucioneve të tij mbi reformat e nevojshme, sipas mediave të huaja.

Propozimi i bërë lidhur me zgjerimin e BE-së është që vendimet për të hapur apo mbyllur kapitujt në procesin negociator, të miratohen në të ardhmen me shumicën e kualifikuar në Këshill e jo me unanimitet, siç ndodh aktualisht.

Në nivelin institucional të BE-së, ekspertët këshillojnë ruajtjen e tavanit aktual të numrit të eurodeputetëve, në 751, gjë që do të kërkonte një llogaritje të re kombëtare.

Sipas raportit, duhet të ketë gjithashtu një numër më të vogël të Komisionerëve Evropianë ose të paktën një prioritet të qartë për të ruajtur një dinamikë brenda Komisionit Evropian.

Vendimi për pranimin e një shteti të ri anëtar sërish do të kërkojë votën unanime të anëtarëve ekzistues.

Dokumenti përkrah po kështu mundësinë që BE-ja të përgatitet për zgjerim deri në vitin 2030, kjo ishte një ide e artikuluar disa javë më parë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ministrat e çështjeve evropiane pritet të japin komente mbi shtytjen franko-gjermane në takimin e tyre të rregullt të martën.

Komisioni Evropian pritet të publikojë raportet vjetore të zgjerimit për progresin e shteteve kandidate në mes të tetorit ose në fillim të nëntorit.

Mbi këtë bazë, liderët e BE-së pritet të vendosin në dhjetor nëse do të hapin apo jo negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit