Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 83-vjeçar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 77-vjeçare në zonën e Castellanza-s.
Pas këtij akti ai ka menduar se gruaja ka vdekur dhe është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonin.
83-vjeçari Renato Oggioni ka ndërruar jetë e në fakt ka qenë vetë gruaja e tij, Carla Marmonti që ka telefonuar për të kërkuar ndihmë ndonëse e plagosur rëndë.
Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Legnano dhe sipas mediave italiane, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.