-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita mblidhet te hotel “Amerika”/ Alibeaj hiqet nga “Zgjedhorja”, ftohen aleatët

Kryesoret

Deputetët e PD-së, konkretisht 43 nga dy grupet, i Sali Berishës dhe i Gazment Bardhit u mblodhën në Kukës, si për ironi në hotelin “Amerika” për të diskutuar për zgjedhjet për bashkinë, por edhe axhendën parlamentare. Sali Berisha u shpreh se mbështetja për kandidatin e opozitës është e plotë.

U shpreh solidariteti i plotë me Emri Vatën, i cili garon në Bashkinë e Kukësit pas një demaskimi moral dhe të gjithanshëm të përfaqësuesit të Edi Ramës, i cili ishte një copy-paste i Edi Ramës.

Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD, besim se ai votën do e kthejë në shërbime transparente dhe përkushtim për qytetarët e Kukësit.

 Në mbledhje u diskutua gjerësisht mbi axhendën parlamentare, u morën vendime të cilat zoti Bardhi do ua komunikojë. Unë them se ishte një mbledhje shumë e frytshme” tha ai.

Më pas kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi vendimet e tjera. Ai tha se ka caktuar përbërjen e komisionit për reformën zgjedhore.

Shkarkoi Enkelejd Alibeajn duke vendosur Oerd Bylykbashin. Gjithashtu mes anëtarëve u caktuan edhe tre deputetë të partive opozitare, Mediu, Vasili dhe Idrizi. Nuk ka asnjë nga grupi i Lulzim Bashës.

Jemi ndalur te zgjedhjet në Kukës dhe axhenda parlamentare. Sot grupi i PD-së ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngritjen e komisionit dhe përbërjen. Bashkë-kryetar është caktuar Oerd Bylykbashi. Anëtarë janë caktuar; Dhurata Cupi, Sula, Salianji, Alizoti, Metalia, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.

Kjo është përbërja. Komisioni duhet të rikonceptohet sepse brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore. Pjesë e punës duhet të jenë edhe rekomandimet e dala nga 14 Maji dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni duhet të asistohet nga ekspertët e ODHIR-it” tha Bardhi.

Mbledhja e deputetëve të opozitës, Salianji: Kush voton pro qeverisë të përjashtohet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit