Pas seancës së sotme Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhajt.
Goxhaj u arrestua disa muaj më parë me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme u zhvilluan protesta nga mbështetësit e Goxhajt të cilët kërkuan që ky i fundit të mos ekstadohej drejt Hagës.
Ata kishin përgatitur parulla ku thuhej të Lirohej luftëtari i lirisë.