Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë sot para Asamblesës së Përgjithshme të OKB-së se presidenti rus, Vladimir Putin qëndron pas rrëzimit të avionit që vrau shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin muajin e kaluar.
“Ju nuk mund ta besoni djallin, pyesni Yevgeny Prigozhin,” tha Zelensky.
Zelensky shtoi duke apeluar se duhet “të veprojmë të bashkuar në mposhtjen e agresorit”.
Prigozhin udhëhoqi një kryengritje jetëshkurtër në qershor të këtij viti kundër Kremlinit.