-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj kërkon lekët nga arratia: Më lironi llogarinë bankare

Kryesoret

Arben Ahmetaj ka bërë një tjetër lëvizje nga arratia. Një ditë pasi çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e tij ku pretendon se kontrolli i banesës në Hamallaj është i paligjshëm për shkak se është bërë pa autorizim nga Kuvendi duke qenë se është deputet, ish-zv/ kryeministri kërkon në Gjykatën e Posaçme heqjen e sekuestros për një nga llogaritë bankare të bllokuara nga SPAK.

Ahmetajt i janë sekuestruar 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën 124 300 Euro. Kërkesa e tij do të shqyrtohet të enjten në 21 Shtator nga Gjyqtari Erjon Bani, i cili ka lëshuar edhe masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.

Arben Ahmetaj është në kërkim prek korrikut dhe nën hetim nga SPAK për disa akuza të rënda, korrupsion, pastrim të parash dhe fshehje pasurie. SPAK ka bashkuar dy procedime, ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet dhe korrupsion e pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit