Personi që shikoni në foto është efektivi i repartit “Shqiponja” Edlir Alleshi, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme, nga një person i armatosur, të cilin po e ndiqte në zonën e Kinostudios së bashku me kolegë të tij, pasi sinjalizimit se kishte armë dhe përbënte rrezik për komunitetin.
Alleshi mësohet se ka marrë dy plumba në bark dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi i “Shqiponjave” mori dy plumba në bark, Taulant Balla niset drejt Traumës
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe i është vënë pas autorit, i cili dyshohet se është larguar me një automjet nga vendngjarja, por që ende nuk dihet vendndodhja e tij e saktë.
Qëlloi “Shqiponjat”, autori iku me makinë, policia ka fiksuar targat