-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi “Shqiponjat”, autori iku me makinë, policia ka fiksuar targat

Kryesoret

Policia e Shtetit ende nuk ka identifikuar autorin që ka qëlluar drejt patrullës së Shqiponjave. Paraprakisht mësohet se ai është larguar me një automjet targën e të cilit policia tashmë e ka fiksuar dhe po kërkohet.

Ende nuk dihet nëse autori është ndihmuar nga  një person tjetër apo është larguar i vetëm me makinë. Kujtojmë se, ngjarja u regjistrua në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura” në Tiranë.

Të shtëna me armë te Pediatria në Tiranë, ka të plagosur

Në përditësimin e informacionit, bëhet me dije se, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit  të dyshuar.

EMRI/ Polici u qëllua nga një person në ndjekje e sipër, pamjet e para nga vendngjarja

Gjatë ndjekjes, vijon njoftimi i policisë, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor Edlir Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Plagosja në Tiranë, reagon policia: Është qëlluar një efektiv i “Shqiponjave”!

Ndërkohë, efektivë të shumtë policie janë vënë në ndjekje të autorit që përbën rrezik të shtuar për komunitetin, edhe pse vendndodhja e tij e saktë nuk dihet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit