-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosen me armë zjarri dy vëllezër, njëri në gjendje të rëndë në spital

Kryesoret

Dy vëllezër janë plagosur me armë zjarri pasditen e djeshme në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për trajtim mjekësor ndërsa shtoi se të dyshuarit janë dorëzuar në polici.

Policia ka kryer bastisje ku janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë armë të ndryshme dhe municion.

Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.

Doktori Avdush Bajgora ka bërë të ditur se edhe pas marrjes së ndihmës mjekësore gjendja e pacientit mbetet jashtëzakonisht e rënduar.

“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit